Hilari Klinton ka financuar dosje për ndërlidhje të Trampit me Rusinë

Shtabi zgjedhor i kandidates së atëhershme për presidente të SHBA-së, Hilari Klinton dhe Komiteti nacional i Partisë Demokratike e kanë paguar firmën për hulumtime politike “Fjuzhn Xhi-Pi Es”, (Fusion GPS)  që të bëjë dosje me akuza për ndërlidhje mes presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe Rusisë, publikoi “Uashington post”

Gazeta duke iu referuar burimeve anonime, potencon se marrëveshja është bërë me ndërmjetësim të avokatit të Shtabit zgjedhor dhe të Komitetit nacional, Mark Elias, i cili ka refuzuar t’i komentojë informacionet.

Fillimisht, formimi i dosjeve me materiale komprometuese për Trampin ka filluar me urdhër porosi të mbështetësve të Partisë Republikane të SHBA-së, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga vendimi i tij që të marrë pjesë në zgjedhjet preliminare.  “Fjuzhn Xhi-Pi-Es” për këtë detyrë e ka angazhuar edhe Kristofer Stilin, drejtues i firmës londineze “Orbis biznis intelixhens”, në të cilën punojnë ish-zbulues britanikë.

Partia Republikane ka ndërprerë me financimin e hetimit në prill të vitit 2016, pasi që është bërë e qartë se Trampi është kandidati më i sigurt për president të republikanëve. Atëherë nismën e kanë ndërmarrë demokratët, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për financimin me kompaninë “Fjuzhn Xhi-Pi-Es” ka marrë financa deri në ditën para zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button