Rex Tillerson bën thirrje për luftimin e terrorizmit në Pakistan

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës së tij në Pakistan ka thënë se ai do t’i kërkojë Islamabadit të bëjë më shumë, për të luftuar “strehën e sigurtë” për terroristët, transmeton REL. 

Në takim me kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, në Islamabad, Tillerson tha se Pakistani është “i rëndësishëm për qëllimet tona të përbashkëta për sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe për të ofruar mundësi për marrëdhënie më të mëdha ekonomike”.

“Ne jemi të angazhuar në luftën kundër terrorizmit”, i tha Abbasi sekretarit të shtetit.

“Ne kemi prodhuar rezultate dhe ne presim të ecim përpara me SHBA-në dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira”, tha Abbasi.

Trump kishte akuzuar Pakistanin për mbështetjen e “agjentëve të kaosit” siç i quajti ai dhe sugjeroi se administrata e tij do të impononte zvgëlime të mëtejshme për ndihmën amerikane për Pakistanin nëse Islamabad nuk bën më shumë për të frenuar militantët talebanë dhe grupet e tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button