Ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli nesër për vizitë në Shkup

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Bexhet Pacolli, nesër do të ketë vizitë zyrtare njëditore në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Përveç takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ministri Pacolli do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Pritet që në takime të bëhet këmbimi i mendimeve për çështjet me interes për përbashkët, me theks të intensivimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik dhe politik, veçmas në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik. Vizita do të shfrytëzohet edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, por edhe për bashkëpunimin në korniza të organizatave multikulturore dhe rajonale”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button