Osmani: pas zgjedhjeve lokale Qeveria sërish i kthehet agjendës reformuese

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani mbajti takime të ndara me Emanuel Lenan, këshilltar në Kabinetin e Kryeministrit Filip, Sabine Tilae, Kryetaren e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës dhe me Bertrand Sore, Kryetar i grupit Franko- Maqedonas në Parlamentin Francez.

Në takime Zëvendëskryeministri Osmani njoftoi bashkëbiseduesit me rrjedhën e zbatimit të reformave, të cilat i përmban Plani 3-6-9. Duke theksuar se pjesa 3 e Planit është në fazën përfundimtare, realizimi i së cilës mbaron me përfundimin e zgjedhjeve lokale. Osmani theksoi se në një atmosferë të shkëlqyer dhe kushtet për mbajtjen e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale dhe të cilat kaluan në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe garuese, e cila u konfirmua edhe në raportin paraprak të OSBE/ODHIR, mbështetur nga Delegacioni i BE-së, ambasadës së SHBA-ve, si dhe nga monitorues relevant vendor.

Osmani konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e mëtutjeshëm të reformave të thella në drejtim të avancimit të proceseve euro-atlantike të vendit. “Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Qeveria i kthehet agjendës reformuese, dhe në mënyrë me agresive do të ju përkushtohet masave dhe aktiviteteve të cilat janë në drejtim të shmangies të të gjitha vërejtjeve dhe pengesave për proceset euro- integruese të Republikës së Maqedonisë” – theksoi Osmani. Ai shtoi se qytetarët dërguan porosi të qartë deri tek përfaqësuesit politik, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, që paraqet konfirmim të korrektësisë së agjendës euro-atlantike të Qeverisë.

Në vazhdim u hapën edhe tema lidhur me sfidat evropiane me të cilat ballafaqohen gjitha vendet evropiane, pa marrë parasysh janë ose jo anëtarë të Unionit, mes të cilave njëkohësisht edhe vendi ynë. U shkëmbyen mendime për sfidat që dalin nga kriza e migrantëve, rrjedha e radikalizmit politik në tokën evropiane kërcënim ndaj shoqërive për arsye të shpërndarjes dhe ndikimit të lajmeve të rreme. U vlerësua se bëhet fjalë për sfida të përbashkëta për të cilat duhet intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërkaq nga ana e Zëvendëskryeministrit Osmani u theksua vullneti i padyshimtë i Republikës së Maqedonisë me kontributin e vet dhe bashkëpunim të kyçet në menaxhimin e këtyre sfidave.

Më herët Zëvendëskryeministri Osmani u takua edhe me Ministren për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë Europiane dhe të Jashtme të Francës, Natali Loazo, ku diskutuan perspektivat euro- atlantike të vendit, dhe hapat e mundshëm konkrete nga ana e Francës dhe vendeve tjera anëtarë të Unionit për mbështetjen e progresit të vendit drejt integrimit në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button