Marin e mori funksionin e kryetarit të komunës së Aerodromit

Kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor, Aerodrom, Smiljka Teneva, sot në hapësirat e komunës Aerodrom, Zllatko Marinit ia dorëzoi vendimin për ndarjen e mandatit për kryetar të komunës.

Paraprakisht, siç kumtuan nga komuna Aerodrom, Marin ka mbajtur edhe një takim të shkurtër me kryetarin e deritanishëm, Ivica Konevski, me ç’rast edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të komunës.

Gjithashtu, në pranim-dorëzimin e sotëm solemn u ndanë edhe vendimet për 27 anëtarët e Këshillit të ri të Komunës Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button