Ja ku ka pasur më shumë reshje shiu në Maqedoni në 24 orët e kaluara

Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë reshur në Dojran. DPHM ka regjistruar 88 litra në metër katror. Në Shtip kanë reshur 31 litra, Strumicë dhe Berovë 30, Krushevë 28, Kriva Pallankë 25, Prilep, Topollçan dhe Vinicë 23. Shkuip – Petrovec 19, Gjurushtë dhe Ohër 15, Demir Kapi dhe Kumanovë 14, Manastir dhe Shkup 12, Llazaropole 11, Mavrovë 10, Dibër nëntë, Gjevgjeli tetë, Pozharan gjashtë, Tetovë pesë dhe Pretor katër.

Në orë e hershme të mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me reshje të shiut, të cilat sipas të dhënave të fundit pothuajse gjithkund kanë ndërprerë, përveç në pjesët veriore, ku janë me intensitet të dobët deri në mesatar. Në disa vende fryn erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Këtë mëngjes temperatura më e ulët prej 0 gradëve është matur në Mavrovë, 1 në Krushevë dhe Gjurishtë, 2 Lazaropole, 3 në Kriva Pallankë, 4 në Pozharanë, Kumanovë dhe Topollçanë, 5 në Viicë, Pretori, Berovë, Shtip, Shkup dhe Prilep, 6 Dibër, Manastir, Shkup Petrovec, Tetovë dhe Ohër, 7 në Demir Kapi dhe Strumicë, 8 në Dojran dhe 10 në Gjevgjeli.

Mot i vranët, në orët e hershme të mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me reshje të shiut, të cilat sipas të dhënave të fundit pothuajse gjithkund janë ndërprerë, përveç në pjesët veriore ku janë me intensitet të dobët deri në mesatar. Në disa vende fryn erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore. Në malet reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta do të formohet edhe shtresa e dëborës, veçanërisht në pjesët veriperëndimore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i vranët, i ftohët dhe me erë me reshje  shiut mesatar, ndërsa nga pasditja me intensitet më të lehtë. . Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura ditore do të arrijë 10 gradë.

Edhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe gjatë ditës do të ketë ulje të vranësirave. Temperatura ditore të premten do të jetë në rritje. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button