Mustafa për dënimin nga PZAP-ja: Plaçkitje e partive politike

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me 3,300 euro për përfshirje të fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Ndaj këtij dënimi ka reaguar vet Mustafa të cilin e ka quajtur plaçkitje të partive politike.

Mustafa thotë se ata fëmijë kanë shprehur dëshirën që të fotografohen me të gjatë një tubimi në fshatin Skortobishte dhe se për të është më e rëndësishme që të mos ua prish qefin fëmijëve sesa t’i përmbahet, siç tha ai, ‘një kodi anakronik’.

“Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike”, shkruan Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button