Brenda javës do të hetohet sistemi AKMIS në Gjykatën e Apelit

Grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë i udhëhequr nga gjykatësi, Llazar Nanev, gjatë javës do të vlerësojë se si ka funksionuar sistemi i ndarjes së lëndëve gjyqësore, AKMIS në Gjykatën e Apelit në Shkup, bëjnë të ditur për “Makfax” nga Ministria. Skandali “AKMIS” erdhi pasi që u tha se sistemi nuk ka qenë funksional si pasojë e së cilit gjykatësit lëndët e Prokurorisë Speciale Publike i kanë ndarë vetë, njofton Portalb.mk.

Pas vlerësimit, pritet që grupi punues të njëjtin vlerësim ta bëjë në Gjykatën Supreme pas së cilit do të duhet të finalizohet edhe raporti i cili do t’i prezantohet publikut. Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ministri, Bilen Saliji duhet të takohet sërish me grupin punues i cili do të duhet të informojë për zhvillimet e deritashme.

Nga Gjykata Supreme njoftuan se ende nuk janë gati konkluzat pas vizitës kryetarit të Gjykatës Supreme dhe udhëheqësisë së shërbimeve të informatikës, të cilët para një jave kanë ushtruar kontroll në funksionimin e AKMIS-it në Gjykatën e Gjevgjelisë.

Përndryshe, rasti i sistemit AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshirë edhe Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski, tani më edhe oficialisht i dyshuar për kryerjen e veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe publikim i sekretit zyrtarProkuroria Speciale bastisi banesën e Pançevskit ku konfiskoi kompjuterin prej të cilit mendohet se ai ka udhëhequr me sistemin paralel të AKMIS-it.

Për këtë Ministria e Drejtësisë kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit dhe njoftoi se është përpiluar procesverbali për të. Më 17 tetor nga MD-ja njoftuan se këto ditë ministri i Drejtësisë Bilen Saliji do ta thërrasë grupin e punës në brifing, ndërsa pastaj Ministria do të hartojë raport që do të prezantohet para opinionit. Kontrollimi i sistemit AKMIS pason pasi në raportin e Rajnhard Pribe ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, si cili i sistem i automatizon dhe ndjek lëndët nga hapja fillestare e lëndës përmes shpërndarjes së tij, qoftë nga ajo penale, kundërvajtëse dhe qytetare.

Ndryshe, para disa ditëve kryetari i Gjykatës Supreme ka thënë se po bëjnë kontroll të vazhdueshëm të sistemit AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button