“Natë misterioze” me regjisor Ben Apollonin sonte premierë në teatrin e Durrësit

Shfaqja “Natë misterioze” në regji të Ben Apollonit nga Kosova do të shfaqet sot premierë në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, njofton Portalb.mk.

Shfaqja “Natë misterioze” është vepër e autorit Ferdinand Hysi, kurse në skenën e tetatrit durrsak e sjellin aktorët: Suela Bako, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marvin Tafaj, Mimoza Marjanaku dhe Amos Muji Zaharia.

Shfaqja ka të bëjë me katër persona nga vende të ndryshme të botës të cilët takohen për herë të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njëjtën adresë. Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i pret askush pos territ. Ngadalë fillon të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj. Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizon katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.

“Natë misterioze” shfaqet sonte nga ora 19:00, ndërsa repriza e parë vjen të mërkurën, më 25 tetor.

22528507_10212993497044954_507169928196404910_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button