Messi me gruan shkëlqejnë në ceremoninë e FIFA-s (FOTO)

Në ceremoninë e sontme të organizuar nga FIFA që po mbahet në Londër, Lionel Messi dhe gruaja e tij janë shfaqur tejet elegantë, njofton Lajmi.net.
Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, Messi ka zgjedhur ta veshë një këmishë të bardhë e kollare të zeza ndërsa Antonella me grim të thjeshtë dhe flokët e rrafshëta ka treguar se është një femër e bukur dhe e denjë për futbollistin argjentinas.

Messi është një prej favoritëve për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA. Ai konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha të futbollit botëror.

Messi luan për klubin spanjoll, Barcelona, ku edhe e ka filluar karrierën e tij prej futbollisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button