Tillerson ka arritur në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka arritur në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, me ç’rast do të bisedoj me liderët e këtij vendi për strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara, për ta përfunduar luftën 16 vjeçare, trasnmeton REL. 

Në takimin e mbyllur të mbajtur sot në aeroportin Bagram, që është baza më e madhe amerikane në Afganistan, ndërmjet zotit Tillerson dhe presidentit afgan, Ashraf Ghani, i cili shoqërohej nga shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, është diskutuar për luftën kundër kryengritësve, pas tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të NATO-s në vitin 2014.

“Qartazi ne duhet ta vazhdojmë luftën kundër talibanëve dhe kundër të tjerëve, me qëllim që ata ta kuptojnë se kurrë nuk do të arrijnë fitore ushtarake”, u tha Tillerson gazetarëve pas takimit.

“Është e domosdoshme që në fund, ne të mos u lejojmë organizatave terroriste apo atyre ekstremiste, që të kenë strehim të sigurt në ndonjë pjesë të kësaj bote”, tha sekretari amerikan i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button