Karateistët gati për botërorin në Spanjë

Karateistët e reprezentacionit të Maqedonisë nga e mërkura (25.10.2017), do të jetë pjesë e Botërorit të Karatesë që do të mbahet në Tenerifë të Spanjës e ku do të garojnë në kategoritë për kadet, junior dhe atë të U21.

Ekspedita e Maqedonisë niset sonte drejt drejt Spanjës, e që në radhite saja numëron me plot 31 anëtar, të cilët kërkojnë suksesin në prag të Lojërave Olimpike për të rinj, që vitin e ardhshëm do të zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës.
Trajnerët Arlind Huseini dhe Aleksandar Kuzmanovski kanë besim te karateistët e rinj dhe ata deri më 21 vjeç, se janë të gatshëm për rezultate pozitive në Spanjë.

“Jam i kënaqur nga përgatitjet nga ajo që treguan në fund javët ku kishim përgatitjeve përfundimtare në Dojran. Reprezentacioni U21 është i përgatitur dhe mendojë se do të japim maksimumin në Kampionatin Botëror,” tha mes tjerash trajneri i Maqedonisë U21, Mr. Arlind Huseini.

Ndërkohë vlerësim të njejtë kishte edhe trajneri i Maqedonisë për kadetë dhe junior, Aleksandar Kuzmanovski.“Përgatitjet e fundit i shfrytëzuam për të kryer atë që kishim nevojë më shumë, pjesën taktike dhe teknike. Besoj se të gjithë janë të gatshëm që të japin maksimumin dhe të shënojmë një rezultat të mirë,” tha Kuzmanovski.

Botërori i karatesë do të zhvillohet prej 25 deri më 29 tetor në Tenerife, në të cilën pritet të marrin pjesë 1.710 karateist nga 109 vende nga e mbarë bota. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button