Moskë: Gazetarja është sulmuar me thikë në zyrën e saj

Një sulmues i paidentifikuar ka depërtuar në selinë e Radio stacionit, Ekho Moskvy, në Moskë, dhe e ka therrë me thikë zëvendës-kryeredaktoren dhe moderatoren, Tatyana Felgengauer.

Kryeredaktori i kësaj radioje, Aleksei Venediktov, ka shkruar në rrjetin Twitter se ky person sot e ka sulmuar gazetaren Felgengauer me thikë në qafë, transmeton REL. 

Sulmuesi është ndalur nga personeli i sigurisë në këtë radio stacion, ndërsa Felgengauer është dërguar në spital, por lëndimi i saj nuk është rrezik për jetën.

Policia po zhvillon hetime në vendin e ngjarjes.

Kryeredaktori Venediktov, tha se sulmuesi ka depërtuar në stacion pasi u ka hedhur sprej kimik rojtarëve të radios.

Ky sulm është dënuar nga kryesuesi i Unionit të gazetarëve të Rusisë, Vsevolod Bogdanov.

“Ne ballafaqohemi me këtë gjë rregullisht – lëndime, vrasje, një numër i anëtarëve të klubit tonë janë të zhdukur”, tha Bogdanov, dhe ka shtuar se nga aspekt i sigurisë së gazetarëve në Rusi asgjë nuk ka ndryshuar.

Raportohet se Radios stacioni, Ekho Mosky, është njëri prej pak mediave të pavarura që kanë mbetur në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP