BE e cilëson si kushtetues vendimin e Madridit ndaj Katalonjës

 Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si kushtetues vendimin e qeverisë së Spanjës për ta shfuqizuar qeverinë autonome të Katalonjës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjithnjë kemi thënë se e respektojnë Kushtetutën e Spanjës dhe rregullimin ligjor të saj. Ky hap duket në përputhje të plotë me kushtetutën”, tha kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në konferencën ditore për media.

Ndryshe, qeveria spanjolle më 21 tetor shfuqizoi qeverinë autonome të Katalonjës sipas nenit 155 të kushtetutës dhe mori vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, duke e dërguar këtë vendim për votim në Senat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button