Zaev: Vazhdojmë me BDI-në, jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë

Kryeministri Zoran Zaev pret që koalicioni qeveritar të qëndroj edhe pas zgjedhjeve lokale, ndërsa shumica parlamentare të mbetet stabile dhe të rritet. Thotë se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe me individë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

“Vazhdojmë së bashku me BDI-në, i mbështesim kandidatët e BDI-së dhe besojmë se kjo do të jetë më e mira për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së sotme në Draçevë.

Për koalicionin e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës me BESË-n për raundin e dytë dhe nëse rigrupimi do të thotë edhe dalje të saj nga Qeveria pas 29 tetorit, Zaev tha se kjo është e drejtë legjitime sepse ka kundër kandidat nga BDI-ja në Gostivar dhe në Strugë.

“Nuk ka pasur takim të hapur, debat, dilema apo çfarëdo qoftë, nëse Aleanca del ose jo. Gjithsesi, është e drejtë e Aleancës si do të vendosin ata. Unë pres që koalicioni qeveritar do të qëndroj dhe do të vazhdoj ta përforcohet në periudhën që vjen. Por jam i bindur se shumica parlamentare është stabile dhe kjo do të rritet”, deklaroi Zaev.

Tha se nuk janë dakorduar me PDSH-në e as ka pasur takim me liderin e partisë Menduh Thaçi për koalicione për shumicë të re parlamentare apo pjesëmarrje në pushtet. Nuk ka pasur takim as me reformatorët e VMRO-DPMNE-së. Përkujtoi se PDSH-ja në mars ka qenë e interesuar të hyjë në pushtet, si edhe BESA, e cila tha, vendosi të mos hyjë me për shkak të çështjeve të papranueshme.

“Të hapura janë dyert për bashkëpunim me të gjithë. Shumica qeveritare duhet të rritet dhe duhet të jetë më stabile sepse para Maqedonisë janë vendime serioze të cilat duhet t’i sjellim. Mbetemi të hapur për bisedë me të gjithë, përfshirë edhe për individë nga opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Flas në përgjithësi si njerëz me njerëz. Maqedonia është e drejtë para reformave serioze, na duhen bashkëpunime. E di se mjaft deputet të tyre deri tani kanë shfaqur pakënaqësi me politikat e VMRO-DPMNE-së dhe ngadalë po distancohen. Unë nuk pretendojë kjo se do të thotë kalim i tyre në LSDM, vetëm kërkojë bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe të shtetit”, theksoi kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zaev.

TV intervistën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski e vlerësoi si aktorike, ndërsa në akuzat e tij për parregullsi zgjedhore tha se në hyrjen e vetë fushatës të gjitha anketat tregojnë kryesim të LSDM-së dhe koalicionit.

Në akuzat për përgjimin e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, Zaev u përgjigj se me ndryshimin e pushtetit nuk ka përgjim të kundërligjshëm në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht jo, siç tha, ndaj kundërshtarit politik.

Lidhur me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për referendum për marrëveshjen me Bullgarinë pas zgjedhjeve, Zaev tha se është demokrat dhe se e drejta demokratike çdoherë duhet të shfrytëzohet, por të jetë në pajtim me procedurat, ligjin dhe dispozitat që i definon Kushtetuta.

“Njëkohësisht edhe në pajtim me përkushtimin tonë të krijimit të miqësive me vendet fqinje. I hapur jam për debat dhe dua t’i shoh të gjitha mendimet e ndryshme”, shtoi Zaev. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button