Tramp dhe Abe janë dakorduar ta përforcojnë presionin ndaj Koresë Veriore

Presidenti amerikan Donald Tramp i telefonoi kryeministrit japonez Shinxo Abe për t’ia uruar fitoren në zgjedhje dhe të dy janë dakorduar se duhet ta përforcojnë presionin ndaj Koresë Veriore.

Tramp duhet ta vizitojë Japoninë në fillim të muajit të ardhshëm, në suaza të turneut të tij të madh nëpër Azinë lindore, kur pritet të japë edhe një seri orientimesh për politikën ndaj Koresë Veriore.

Pheniani ka kryer një seri provash raketore mbi Japoni, ndërsa Trampi dhe lideri korean Kim Xhing-un këmbyen kërcënime për shkatërrim me armë bërthamore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button