Zaev pret që Grujevski dhe Boshkoski të ekstradohen në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që për shkaqe politike të pengohet ekstradimi i Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovsit nga Greqia në Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Draçevë. Zaev tha se Maqedonia ka vendosur bashkëpunim me Greqinë dhe pret që të zbatohet e drejta ndërkombëtare, ndërsa ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Grujevski dhe kolegu i tij Boshkoski, të cilët akuzohet nga PSP të ekstradohen.

“Nuk pres që të paraqitet shkak politik që të zbatohet e drejta ndërkombëtare. Maqedonia ka lidhur marrëveshje të këtilla me Greqinë. Edhe në të kaluarën, me pushtetin paraprak, Maqedonia nuk ka pasur probleme në të gjitha aspektet tjera, përveç problemit me emrin. Me të vërtetë kemi bashkëpunim me Greqinë nga çdo aspekt i mundshëm. Ministritë e punëve të brendshme dhe ato e drejtësisë bashkëpunojnë dhe besoj se do të tregojnë bashkëpunim në vepër, sepse ato janë kompetente. Sinqerisht nuk pres nevojë nga çfarëdo qoftë intervenimi politik, sepse bëhet fjalë për dy vende fqinje, që janë mike. Ekziston një problem i hidhur politik, i cili besoj se në periudhën e ardhshme do ta zgjidhim së bashku”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button