Maqedoni, Qeveria e re me strategji të vjetër kundër ndotjes

Edhe pse shëndeti i qytetarëve me vite të tëra në kontinuitet është i rrezikuar nga ndotja e ajrit, nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor theksojnë se kundër problemeve më të mëdha ekologjike në këtë dimër do të veprohet në bazë të strategjisë të miratuar nga Qeveria 2012-2013, njofton Portalb.mk.

Ajo është në bazë të programit nacional për reduktimin shkallëzues të sasive të grimcave të substancave ndotëse për periudhën 2012-2020 dhe plani nacional për mbrojtje të ambientit kualitativ për periudhën 2013-2020.

“Plotësisht, si rezultat i bashkëpunimit aktiv të projektit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, janë të përgatitur planet për përmirësimin e kualitetit të ajrit për qytetin e Shkup, në dhjetor të vitit 2016, Komuna e Manastirit në prill 2012 dhe Komuna e Tetovës në prill 2017, në të cilën janë të shkruara një sërë masash për përmirësimin e kualitetit të ajrit”, thonë nga  Ministria e Mjedisit Jetësor.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e organizatave qytetare për REL vlerësojnë se këto strategji nuk do të sjellin zgjidhje të reja.

Arijanit Xhaferi nga “Eco Guerilla”, i cili me vite proteston kundër ajrit të ndotur në Tetovë, thotë se këto strategji janë të gabuara, pasi që nëse do të kishin funksionuar, rezultatet do të ishin të dukshme në vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button