“Njujork tajms”: CIA u shpalli luftë talebanëve në Afganistan

Agjencia qendrore amerikane e zbulimit (CIA) i zgjeroi aktivitetet e veta në Afganistan dhe fillon të luftojë kundër dhe të likuidojë numër gjitjnjë e më të madh të liderëve të lëvizjes islamiste talebane, shkruan gazeta “Njujork tajms”.

Aktivitetet e deritanishme të CIA-s në Afganistan ishin kahëzuar kryesisht kundër mbetjeve nga rrejti i Al Kaedës, si dhe kundër qelizave të sapoparaqitura të Shtetit islamik, ndërkaq ka pasur për detyrë edhe të ndihmojë në trajnimin e armatës afgane.

Por, sipas gazetës, në qendrën e CIA-s në Lengli ishte vendosur se sektori për formacione paraushtarake dhe aktivitete të mCIA-s duhet të fillojë  të zhvillojë ofensivë më të gjerë kundër talebanëve. Edhe pse ky sektor ka vetëm disa qindra agjentë të cilët veprojnë nëpër botë, megjithatë CIA ka filluar me sulme ndaj komandantëve lokal afganë, të ranguar më ulët, me qëllim t’ia bëjë me dije kësaj organizate se duhet t’u qaset bisedimeve politike për stabilizim të Afganistanit.

Sipas “Njujork tajms”, strategjia e Pompeos në Afganistan, përveç veprimeve paraushtarake kundër talebanëve, do të thotë edhe zgjerim të programit për sulme me drone ndaj islamistëve kryesor në Afganistan dhe Pakistan, si dhe në Siri dhe Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button