Pas fitores zgjedhore, Abe do të përpiqet ta ndërrojë Kushtetutën e Japonisë dhe ta përforcojë armatën

Pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare, kryeministri japonez Shinxo Abe planifikon ndërrim të kushtetutës, me çka do të hapë rrugë për përforcim të fuqisë ushtarake në Japoni.

Abe ai vetë që i kërkoi zgjedhjet e parakohshme me shpresën të siguronte një mandat më të fuqishëm për reforma e për t’u përballur me krizat në vend, përfshirë rrezikun në rritje nga Peniani.

Mediat japoneze thonë se koalicioni qeverisës i Abes ka marrë dy të tretat e vendeve në Parlament, çka i jep mundësi për të ndërruar Kushtetutën pacifiste të pasluftës. Premtimi i parë i tij në vazhdën e triumfit në zgjedhje ishte të merrej me Korenë e Veriut.

“Siç u zotova gjatë fushatës, detyra ime më urgjente është menaxhimi i situatës me Penianin. Për këtë nevojitet një diplomaci e fortë. Bëhet fjalë për një krizë kombëtare e cila nuk pret”, tha Abe.

Ekspertët mendojnë se fitorja e kryeministrit i detyrohet në një farë mase Koresë së Veriut. Vetëm dy muaj më parë, popullariteti i tij kishte marrë të tatëpjetën pas përfshirjes në dy skandale politike, por gjithçka ndryshoi pas dy raketave që vendi komunist lëshoi drejt ishullit të Hokaidos kohët e fundit. Sondazhet tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e Abes si zgjedhjen më të sigurtë, ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të fqinjit problematik.

Fitorja në zgjedhjet e parakohshme, me shumë gjasë do t’i sigurojë Abes edhe një mandat tjetër 3-vjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button