Siri, kjo foto po shokon mbarë botën (FOTO)

Pamje të tmerrshme të një fëmije të kequshqyer në krahët e një infermieri në një spital në Siri tregon se sa e zymtë është gjendja aktuale në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Klan.

Fëmija është fotografuar duke u mbajtur nga një infermiere në një klinikë në qytetin Hamouria të kontrolluar nga rebelët, në rajonin lindor në periferi të kryeqytetit Damask. Ai peshon vetëm 2 kilogramë dhe nuk dihet sesa vjeç është.

Një vit më parë fotoja e  Omran Daquneesh preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën kur ai u paraqit i veshur me gjak dhe pluhur, pasi shtëpia e tij u bombardua në Aleppo.

Lufta e vazhdueshme në Siri ka marrë jetën e qindra e mijërave njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe ka lënë më shumë se gjysmën e popullsisë të pastrehë gjatë shtatë viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button