Çështja “Tahiri”, PD bojkoton komisionet deri të mërkurën

Duket se deklarata e ditës së sotme nga kryeministri Edi Rama, lidhur me qëndrimin për të votuar kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kanë bërë që deputetët të PD-së të bojkotojnë Komisionin e Ligjeve.

Siç mësohet bojkotimi i deputetëve të PD-së që anëtarë komisionesh do vazhdojë deri ditën e mërkurë, kur pritet që parlamenti të votojë për kërkesën e prokurorisë për Tahrin.

Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë PD-ja pas të mërkurës, ndërsa Rama tha sot se nuk do të votohet asnjë kërkesë për arrestime deputetësh nëse prokuroria nuk do të gjejë prova, për të bazuar kërkesën e saj.

Ish-ministri i Brendshëm është vënë në akuzë në Prokuroria e Krimeve të Rënda, si i përshirë në dosjen ‘Habilaj’, grup trafikantësh të lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button