“Biber”, “Hanë njerëzit edhe pa këmbë“, e zuri vendin e parë për temën e pajtimit

Juria e treantarëshe e konkursit të dytë „Biber“ për tregim të shkurtër në temën e pajtimit unanimisht mori vendim që shpërblimi i parë i kompeticionit në organizim të Qendrës për aksion të padhunë, t`i jepet tregimit “Jedu ljudi i bez nogu” (“Hanë njerëzit edhe pa këmbë“). “Jemi të lumtur që ky vendim është marrë lehtë dhe shpejt, pasi që të tre kishim mendim të përbashkët se bëhet fjalë për një tregim piktoresk, me një gjuhë shumë plastike e cila prek në disa vende të rëndësishme të traditës së prozës jugosllave, tregim në të cilin janë bashkuar me shumë fat humori, ngrohtësia, sentimentalizmi, dashuria për njeriun, por në një mënyrë të freskët stilike, interesantе dhe tepër të gjallë. Shpërblimin e dytë vendosëm t`ia dorëzojmë tregimit “Čiko Zav” („Xhaxhi Zav“), tregim me ngarkesë të spikatur emocionale, me gjuhë poetike letërsisht të vetëdijësuar, i cili në mënyrë tronditëse e prek temën e pajtimit, ndërsa shpërblimin e tretë ia dorëzojmë tregimit “Obitelj strica Akija” („Familja e xhaxhit Aki“), tregim i cili në vete ngërthen kthjelltësinë dhe pikëllimin, festimin dhe gëzimin për shkak të mundësisë për një bashkëjetesë të dallimeve të lumtur dhe të larmishme, dhe rezignimit dhe pikëllimit për shkak të pamundësisë për egzistencë të qëndrueshme dhe të vërtetë në asi atmosfere”, thonë nga “Biber”.

Juria dëshiron t’u faleminderohet të gjithë pjesëmarrësve në këtë garim, të gjithëve të cilët janë ndjerë të thirrur t`i përgjigjen thirrjes për të shkruar tregim në temën “Pajtimi”.

“Sipas përshtypjeve dhe kritereve tona të përbashkëta, dallimet e së cilëve poashtu dëshironim t’i harmonizojmë dhe respektojmë, zgjodhëm edhe njëzet e një tregime, të cilët secili në mënyrën e vete lënë një përshtypje letrare të caktuar. Megjithatë nijeti pozitiv si i tillë, por edhe një përsosmëri e caktuar e teksteve dhe potenciali janë prezent në të gjitha tekstet, dhe ky kompeticion është vetëm nxitje dhe një lloj përkrahjeje të gjithëve që u përgjigjën, dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të merren me punë letrare”, shtojnë nga “Biber”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button