Gara në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Nga 10 këshilltarë në 2013, tani kemi dyfishin e tyre

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndonëse do të jetë në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së, ka thënë se VV-ja në këto zgjedhje ka shënuar rritje, e sidomos në asamblenë e Kuvendit Komunal.

Nga 16 mijë vota për Kuvendin Komunal në 2013 (10 asamblistë) kemi mbi 35 mijë vota për Kuvend dhe mbi 20 asamblistë”, ka shkruar Ahmeti.

“Faleminderit nga zemra për të gjithë votuesit në Prishtinë. Nga 16 mije vota për Kuvendin Komunal në 2013 (10 asamblistë) kemi mbi 35 mije vota për Kuvend dhe mbi 20 asamblistë :)))).
Kemi marr edhe më shumë vota për kryetar se sa në zgjedhjet e 11 qershorit me mbi 40 mijë vota dhe kemi dal bindshëm të parët. Në emër të krejt Lëvizjes ju falënderojmë nga zemra. ❤️Prishtina”, shkruan Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button