Zaharieva: Bullgaria dhe Greqia të gatshme t’i ndihmojnë Shkupit në zbatimin e reformave

Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Në fillim nevojitet të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësive politike. Ata kanë rrugë të gjatë para tyre dhe shumë reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Biseduam me Greqinë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë për të ndihmuar Qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme”, tha Zaharieva në intervistë për radion bullgare “Darik”.

Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në BE ishte “Politika e vendit që është kundër fqinjve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”.

“Mbajtja e qëndrimit ‘ne jemi më të mëdhenjtë’ nuk ndihmon. Qytetarët e Maqedonisë duan të jenë të integruar. Ajo është një nga arsyet pse ende nuk janë filluar negociatat. Nuk ekziston mundësi që shtetet evropiane të pajtohen me politikë të tillë”, tha Zaharieva.

Ajo vlerësoi se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan shumë të qartë për reformat dhe mendohet së shpejti të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonsië dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button