Dy të vdekur nga tajfuni në Japoni

Një tajfun që ka goditur Japoninë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave, derisa dhjetëra-mijëra të tjerë janë urdhëruar që të evakuohen drejt vendeve më të sigurta.

Tajfuni Lan, i klasifikuar në kategorinë e katërt, ka goditur pjesën jugore të vendit dhe është duke shkuar drejt verilindjes, njoftoi Agjencia e meteorologjisë së Japonisë.

Lan dukej se ishte duke u dobësuar, por është ende një stuhi e fuqishme që po shkakton shira të fuqishme prej 80 mm brenda një ore.

Agjencia ka lëshuar paralajmërim për shira të fuqishme dhe vërshime në bregdetin e Japonisë nga ana e Paqësorit, përfshirë edhe pjesën e rajonit të Tokios.

Mbi 70,000 njerëz në pjesë të ndryshme të Japonisë janë urdhëruar për evakuim, transmeton televizioni publik NHK.

Erërat janë duke fryrë me shpejtësi 180 kilometra në orë. Ka pasur rrëshqitje të vogla të dheut dhe rritje të lumenjve në shtretërit e tyre.

Kryeministri Shinzo Abe i ka bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë hapat e domosdoshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të rrezikuar.

Mbi 300 fluturime janë anuluar në gjithë vendin, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button