Policia largon mjetet shpërthyese të gjetura në autobusin e ndaluar

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se në autobusin e ndaluar në pikën kufitare në Jarnje, janë identifikuar mjete të dyshuara, njofton REL.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kanë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.

“Aty kanë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë, dhe të njëjtat u larguan në mënyrë të kontrolluar nën masa sigurie nga njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese’’, deklaroi Kelani.

Autoritetet e rendit, pas ndalimit të autobusit në Jarinje, i cili po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë, kanë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacion policor tre persona të nacionalitetit serb për intervistim, dhe gjitha veprimet tjera do të ndermirën në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë’’, ka njoftuar Kelani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button