Kryetari i Komisionit të Venedikut: Korrupsioni në Shqipëri në nivele alarmante

Kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukikio ngre alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion PLUS, ai thekson se ky fenomen është i përhapur dhe është jetike lufta ndaj tij.

“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Evropë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”, deklaroi Bukikio.

Sipas tij, korrupsioni mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare. Si njeri i angazhuar personalisht në këtë reformë, ai thekson nevojën e ecjes me hapa të shpejt të zbatimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button