Zaev: Zgjedhjet ishin të pastra si kristali, korrekte dhe të lira

Zgjedhjet ishin të pastra si kristali, korrekte, të lira me incidente të izoluara. Këtë e konfirmuan edhe institucionet ndërkombëtare, deklaroi sot në Kavadar, lideri i LSDM-së dhe koalicionit Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e djeshme të Gruevskit se zgjedhjet ishin jo legjitime.

I pyetur për ta komentuar deklaratën e Lëvizjes BESA të drejtuar për LSDM-në që të qëndrojë larg votave të shqiptarëve, ai tha se kanë partnerë të koalicionit të zbuluar që para vetë fushatës.

Zaev në debatin me qytetarët e Kavadarit në qendër të qytetit shfaqi bindje se me sukses do ta përfundojnë punën edhe në Kavadar sepse populli, thotë, e dha sinjalin e vet, duke zgjedhur shumicë në Këshillin e komunës dhe duke dërguar porosi të qartë për atë se në cilin drejtim dëshiron të lëviz Republika e Maqedonisë.

Në forumin në parkun në qendër të qytetit, Zaev dhe kandidati për kryetar komune të Kavadarit nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit Betiane Kitev biseduan për ardhmërinë e komunës dhe paralajmëruan se forumet e tilla do të bëhen praktikë në të gjitha komunat në të ardhmen.

Kitev, ndërkaq premtoi vetëqeverise transparente e cila do të jetë në shërbim të popullit. “Ia shtrij dorën secilit dhe mendoj se është shumë me rëndësi që më 29 tetor qytetarët e Kavadarit të jenë në anën e duhur. Jam i bindur në fitore”, shtoi Kitev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button