Tedros ndërroi mendim, Mugabe megjithatë nuk do të jetë ambasador i OBSH-së

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejejus sot në Tuiter kumtoi se ka vendosur që ta tërheq vendimin për emërimin e presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe për ambasador të vullnetit të mirë të OSBH-së.

“Në disa ditët e kaluara kam menduar për vendimin që ta emëroj ekselencën e tij, presidentin Robert Mugabe për ambasador të vullnetit të mirë të OBSH-së për çështjet për sëmundje joinfektuese në Afrikë. Si rezultat i kësaj, vendosa që ta tërheq vendimin për emërim”, qëndron në kumtesën e Tedros në Tuiter

Zgjedhja e presidentit të Zimbabves Robert Mugabe si ambasador i vullneti të mirë të Organizatës Botërore të Shëndetit u kritikua nga shumë organizata dhe qeveri.

Londra, një prej kritikëve, tha se emërimi i Mugabes është i çuditshëm dhe zhgënjyes, veçse rrezikon të lërë në hije punën e OBSH. Por kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejejus përgëzoi Zimbabven për angazhimin e saj për shëndetit publik që sipas tij është në qendër të çdo politike qeveritare.

Kreu i OBSH, një Etiopian, është afrikani i parë që drejton OBSH dhe zgjedhja e tij u bë me mandatin për të luftuar politizimin e organizatës. Por kritikët thonë se ka dështuar që në fillim me emërimin e Mugabes si ambasador i vullnetit të mirë.

Veç vendeve perëndimore dhe opozitës në Zimbabve, edhe organizatat për të drejtat e njërit. Si Human Tajts Uoç e kritikuan emërimin e Mugabes. Sipas tyre sistemi shëndetësor në Zimbabve është në kolaps të plotë dhe askush se kupton pse nga OBSH merret si shembull.

Për më tepër, vetë Mugabe, i cili drejton Zimbabven prej 30 vjetësh, jo vetëm që cilësohet diktator, por edhe një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. Jo më kot për këtë të fundit është ndëshkuar me sanksione nga SHBA dhe BE. Më ironikët me kritikëve pyesin se me dosjen që e ndjek nga pas Robert Mugaben, kush do të paguajë 10 000 dollarë pjata në ballot e mbledhjes së fondeve ku tashmë ai do të jetë i pranishëm?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP