Nuk është e vërtetë se punëtorët e Maqedonisë do të punësohen nën kushte të njëjta si tjerët në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë demanton informacionet që u plasuan në një pjesë të mediave për punësim në Gjermani të punëtorëve nga vendet e ish Jugosllavisë, në mënyrë të njejtë si për punëtorët që vijnë nga vendet anëtare të Unionit, transmeton Portalb.mk.

Nuk është e vërtetë që Gjermania do të starton me ligj të ri për punësim nga janari i vitit të ardhshëm.

“Informacionet se nga 01.01.2018 do të hyn në fuqi një ligj i ri i cili do të mundësojë që personat që nuk janë pjesë e BE-së do të mund të punësohen me kushte të njëjta si personat që janë anëtar të BE-së, nuk janë të sakta. Ju lutemi të informoheni në ueb faqen e Ambasadës nëpërmjet linkut: Kushtet dhe koha e pritjes për viza pune”, thuhet në demantin e ambasadës gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button