Aleanca sërish kudër Zaevit: Ju sugjerojmë që të merreni me punët e shtetit

Aleanca për Shqiptarët sërish reagon ndaj kryeministrit Zoran Zaev për mbështetjen ndaj Nevzat Bejtës duke thënë se ai duhet të kujdeset për punët e shtetit e jo të merret me Gostivarin.

“Zoran Zaev, fjalimi i juaj në Gostivar ishte një borxh i vjetër që ia kishe Nevzatit…e pagove pak më lartë nga ç‘duhet! Ju dhe PR-i juaj ndoshta duhet të kishit marrë më shumë informacion për Nevzatin! Gjithsesi, ju keni fare pak kohë që jeni vendosur në krye të vendit, ndershmërisht dhe ne, prandaj ju sugjerojmë që të merreni me punët e shtetit, se për qytetin e Gostivarit kujdesen bijtë e tij! Është e domosdoshme që secili të bëj punën e vet mirë (ashtu siç edhe ju e cekët në Gostivar), që të gjithë të kenë një jetë më të lumtur! Jemi të sigurt që edhe ju z. Zaev jeni pjesë e fushatës “Gostivari i Pari” pikërisht se jeni Kryeministër i vendit”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, përcjell Portalb.mk.

Në këtë reagim gjithashtu nga kjo parti shprehën gatishmërinë e kandidatit Taravari për udhëheqjen e komunës së Gostivarit.

“Faleminderit për vlerësimin që i bëtë Kryetarit të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë. Ai u zgjodh si funksionari më i besuar i qeverisë duke iu kaluar dhe ju Zoran Zaev! Imagjinoni sa i aftë do jetë si Kryetar Komune i qytetit të tij! Ekipi i tij është një Gostivar i tërë! Ky është dallimi që duhet kuptuar: Bejta nuk garon kundër Taravarit, Bejta ka kundër gjithë Gostivarin!”, thuhet më tej në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button