27 ankesa janë bërë në Gjykatë lidhur me vendimin e KSHZ-së

Gjithsej 27 ankesa janë bërë në Gjykatën administrative mbrëmë nga partitë politike kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), lidhur me ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën e kaluar, njoftojnë nga Gjykata për MIA-n. Afati për parashtrimin e ankesave skadon në orën 11.

Më së shumti ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE, dhe atë 24, dy TMRO dhe një nga Levica. Këshillat gjyqësorë do të vendosin për këtë ankesa për 48 orë nga paraqitja e tyre. Pas ankesave do të vendosin pesë këshilla gjyqësor, të përbërë nga pesë gjykatës të Gjykatës administrative. Ankesat në bazë elektronike u shpërndahen gjykatësve dhe vendimi merret në seanca publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button