Gruevski: Nuk iki nga përgjegjësia, do të diskutojmë pas zgjedhjeve

Kryetari i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në intervistën e mbrëmshme për Tv Alfa vlerësoi se raundi i parë i zgjedhjeve ishte jo legjitim, dhe se faktorit të jashtëm kjo i ka konvenuar, siç tha ai, të mos e sheh këtë fakt. Ai tha se dy herë i ka ftuar ambasadorët e OSBE-së për ti njoftuar për parregullsitë zgjedhore, por nuk kanë ardhur, siç tha ai të parandalojnë asgjë.

“Do të na falënderojnë dhe do të na thonë ju faleminderit për pikën e juaj të vështrimit. I ftuam ambasadorët, na dëgjuan dhe aq. Si duket dikujt i nevojitej LSDM-ja në pushtet dhe më pas me ata të zgjidhnin çështje të rëndësishme për identitetin tonë”, tha Gruevski, përcjell Portalb.mk.

Për atë se çka ndodhi me këto zgjedhje dhe me rezultatet e VMRO-së, ai foli për dy çështje. E para siç tha ai ishte një terror, shantazhe, kërcënime, frikësim dhe shumë vota të blera nga ana e pushtetit aktual, kurse e dyta ishte që partia ishte e dënuar dhe është përcjell mesazh deri te ai dhe udhëheqësia e VMRO-së. Gruevski vlerëson se qytetarët kanë vlerësuar se partia ka hequr dorë nga identiteti i saj që është themeluar për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore dhe ndërtimin e projekteve.

“Ne në këto zgjedhje dhe në periudhën para tyre jam munduar që të ju pëlqejmë disa të tjerëve dhe kjo nuk u pëlqeu pjesës së votuesve tanë tradicional”, tha Gruevski.

Për përgjegjësinë e tij, ai tha se nuk ik nga ajo por që do të duhet të diskutohet pas zgjedhjeve dhe pas analizës së thellë që do e bëjnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button