E pazakontë! Portieri shënon golin e vitit, kandidat për çmimin ‘Puskas’ (VIDEO)

Oskarine Masuluke, është një portier për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar më parë, por me golin që ka shënuar, ai është një nga konkurrentët për të qenë fitues i çmimit FIFA Puskas, siç njihet ndryshe vlerësimi për golin më të bukur të vitit, i cili do të jepet nga qeveria e futbollit botëror, ditën e hënë.

Masuluke ishte portier i skuadrës Baroka, e cila sapo ishte ngjitur në elitën e futbollit të Afrikës së Jugut, dhe po luftonte për mbijetesën. Edhe pse ishte portier i parë i skuadrës, shumë pak persona kishin dijeni për të. Kjo situatë ndryshoi nëntorin e kaluar, pasi ky i fundit shënoi një gol spektakolar, ndaj klubit të njohur Orlando Pirates, në Afrikën e Jugut, shkruan Panorama.

Ekipi i tij po mundej 1-0, dhe kishin mbetur vetëm 5 minuta shtesë të akorduara nga arbitri. Në një goditje nga këndi, topi shkoi drejt portierit vendas të Orlando Pirates, dhe ky i fundit e grushtoi por nuk e largoi siç duhet nga zona. Sfera ishte pranë Oskarine Masuluke, dhe në një pozicion ku nuk mund të shihte portën, godet me një rofeshatë, dhe shënon kështu një gol fantastik.

Të hënën, ai do të marrë pjesë në Londër, në ceremoninë e organizuar nga FIFA për të ndarë çmimet e rreth vitit të kaluar, dhe Masuluke do të përjetojë ndoshta emocionet më të mëdha në jetën e tij futbollistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button