Moti sot në Maqedoni

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë nga 17 deri më 25 gradë celsius.

Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira me të reshura të shiut, kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme. Nga nata ndaj të martës do të fillojë të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, të reshurat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së ardhshme, ndërsa në juglindje do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave.

Temperatura e ditës dukshëm do të ulet, veçanërisht të martën, kur në zonat veriore malore të reshurat do të kalojnë në borë. Të mërkurën nga fundi i ditës të reshurat do të zhvendosen në juglindje dhe do të ndalen, ndërsa në verilindje bora e dobët mund të paraqitet prej 1500 metra dhe më lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button