Maskat e flokëve me vezë, ja si t’i përdorni si duhet!

Maskat me vezë për flokët janë ndër më të dobishmet për shëndetin e tyre. Rekomanduar më së shumti nga ekspertët, shumëllojshmëria e këtyre trajtimeve varion nga lloji i përbërësve kombinues, shkruan Bordo.al.  Por, a e dini që e bardha dhe e kuqja e vezës ndikon ndryshë në tipe të ndryshëm të flokëve?

E verdha e vezës ndihmon në shkëlqimin, butësinë dhe fortësinë e tyre, ashtu sikurse rekomandohet vetëm për flokët e thatë. Në një enë, shtoni dy të verdha vezësh dhe dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni në kokën e lagur. Kujdes: aplikimi në flokë të thatë mund të ndikojë në ngatërrimin e fijeve! Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Ndryshe nga e verdha, e bardha e vezës ndihmon si pastrues për flokët e yndyrshëm, duke i dhënë atyre fortësinë e merituar dhe parandalon ndarjen e fundeve. Kombinuar me po të njejtën sasi vaji si më lart, metoda për aplikimin e kësaj maske është e njejtë me atë të të verdhës së vezëve. Lëreni në kokë për 25 minuta dhe shmangni larjen me ujë të ngrohtë. Përdorini maskat rreth dy herë në javë, për rezultate të shkëlqyeshme!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button