Ekstradimi i Grujevskit e Boshovskit, në duart e Penales

Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale, njofton Alsat-m. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim nga ndonjë institucion.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se dje kanë dërguar kërkesën e këtillë në gjykatën e apelit, e prej atje është dërguar në gjykatën penale. Nga gjykata thonë se do të përgjigjen në afat sa më të shkurtë, pa saktësuar se kurë. Ish funksionarët e lartë të DSK-së Grujevski dhe Boshkovski dje janë paraqitur në seancën e parë në gjykatën e Selanikut për shkak të posedimit të pasaportave të falsifikuara, por seanca është shtyrë për të martën sepse gjykata nuk ka pasur përkthyes nga gjuha maqedonase.

Paralelisht me këtë proces, duhet të fillojë edhe një tjetër në të cilin gjykata greke duhet të vendosë për urdhër-arrestin e lëshuar të Interpolit, por vetëm pasi Maqedonia ti paraqesë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën për ekstradim. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tashmë ka konfirmuar informacionet, se dyshja e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia, derisa ishin në arrati. Informacionin mbi vendndodhjen e dy të arratisurve e kanë marrë nga një burim, si dhe ka pasur bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje.

Ndryshe Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujovski dhe Boshkovski nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur identitet tjetër, atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button