Spasovski: Pres që Grujovski dhe Boshkoski të kthehen në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se pret që ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, për të cilët autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar, të kthehen në Maqedoni, por gjithashtu të zbulohen edhe personat që iu kanë ndihmuar të ikin.

“Unë pres që ata të kthehen në Republikën e Maqedoni dhe se do të dalin para drejtësisë në Maqedoni. Drejtësi për secilin në Maqedoni duhet të ketë dhe secili duhet të përgjigjet për veprat e bëra në këtë shtet. Dhe ne në atë drejtim do të punojmë pa kompromis”, tha Spasovski.

I pyetur kur kanë ikur Grujovski dhe Boshksi, ministri i Punëve të Brendshme tha se ajo ka ndodhur me siguri para se Gjykata e apelit t’i sjellë vendimet për arrestimin e tyre.

“Së bashku jo vetëm në bashkëpunimin me kolegët nga Greqia, por edhe me shumë shërbime rajonale ne arritëm të vijmë deri në të dhëna për ta dhe në fund të kemi aksion të suksesshëm për arrestimin e tyre”, tha Spasovski.

Ministri nuk tha se kush ishin ndihmësit e tyre duke theksuar se këto të dhëna nuk mund të publikohen sepse prokuroria ende punon në këtë rast. Sipas Spasovskit, nuk është me rëndësi vetëm Grujovski dhe Boshkoski të kthehen në Maqedoni, por edhe të zbulohet se kush iu ka ndihmuar të dalin nga Maqedonia dhe cila ka qenë logjika në periudhën e ardhshme.

Gjykata në Selanik dje e ka shtyrë për më 24 tetor gjykimin e ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovskin dhe të punësuarin në DSK, Nikolla Boshkoskin. Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrimin e sistemeve të përgjimit, raste të njohur si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

Ata dje kanë dalë para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të pasaportave të rreme.

Grujovski dhe Boshkoski të cilët u arrestuan pardje në aeroportin në Selanik, kanë shfrytëzuar pasaporta të rreme gjatë tentimit për të shkuar me aeroplan për në Budapes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button