Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë me buxhetin e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet që ta thërras një mbledhje të kryesisë për ditën e hënë ku pritet të caktohet seanca e radhës e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për buxhetin.

Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, njëherësh deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka thënë për “Indeksonline” se komisioni përkatës e ka shqyrtuar draft-ligjin për buxhet.

Sipas tij, më shumë vërejtje janë bërë tek mjetet e veteranëve, autostradat si dhe disa çështje të tjera.

“Pra, për veteranët e luftës, shqyrtimin që si kanë marrë mjetet prej sigurimeve shëndetësore që janë 17 milionë. Mandej, autostrada e Gjilanit që janë tërheq paret krejt dmth 1 milionë e 700 mijë. Edhe për mjetet e autostradës për rrugën për Mitrovicë, rrugës për Komoran –Skenderaj.

Tutje, Osmani tregon se komisioni do të ulet edhe njëherë për ta shqyrtuar buxheti për vitin e ardhshëm për të cilin janë bërë vërejtje esenciale.

“Ky buxhet është shkurtuar për 191 milionë, pra për kaq shumë janë zvogëluar shpenzimet ose të hyrat”, ka thënë në fund deputeti i LDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button