Strakosha nënshkruan me klubin e njohur deri më 2022

Lazio ka konfirmuar marrëveshjen e re me portierin e talentuar shqiptar, Thomas Strakosha deri në vitin 2022.

Thomas Strakosha ka nënshkruar kontratë të re në Lazio deri në verën e vitit 2022.

Klubi nga Serie A ka konfirmuar marrëveshjen e re me portierin e talentuar shqiptar, bashkërisht dhe me sulmuesin kryesor Ciro Immobile, njofton Lajmi.net.

“Lazio dëshiron të njoftojë për vazhdimin e kontratës me futbollistët Ciro Immobile dhe Thomas Strakosha deri më 30 qershor 2022”, shkruan në njoftimin e Lazios, përcjell “lajmi.net”.

Strakosha është bërë portier titullar te Lazio dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke pritur një penallti të Paulo Dybalas në fitoren 2:1 ndaj Juventusit në xhiron e shkuar në Serie A

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button