Armata izraelite u kundërpërgjigj pasi disa granata siriane kishin rënë në Izrael

Armata izraelite informoi sot se ka vepruar kundër tre armëve artilerike të armatës siriane, pasi pesë granata kanë rënë përtej kufirit.

Incidenti ka ndodhur në rrafshnaltën e Golanit, të cilën Izraeli e mban nën okupim që nga viti 1967. Sulmi artilerik shkaktoi alarm në shumë qytetet izraelite, pas çka armata ka vendosur të përgjigjet.

“Pavarësisht nëse granatat janë gjuajtur gabimisht ose qëllimisht, çdo ngjarje e tillë në të ardhmen do t’i detyrojë forcat mbrojtëse izraelite të përgjigjen”, kumtoi armata izraelite.

Gjatë luftës gjashtëvjeçare qytetare në Siri, herë pas here ndodh që armata siriane të granatojë territor izraelit, derisa zhvillon luftime me forcat kryengritëse afër kufirit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button