Rajoy: Propozim për kufizim të autonomisë së Katalonjës

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha sot se do t’i kufizoj autoritetet e parlamentit të Katalonjës, do ta shkarkojë qeverinë e saj dhe do të shpall zgjedhje të reja brenda gjashtë muajsh, në përpjekje për t’i ndalur liderët e këtij rajoni që ta shpallin pavarësinë, njofton REL.

Zoti Rajoy ka propozuiar që përgjegjësitë e zyrtarëve të Katalonjës të merren nga ministrat e qeverisë qendrore të Spanjës në Madrid.

Qeveria e tij po e akzivizon nenin 155 të Kushtetutës, që e lejon qeverinë kombëtare të imponoj sundim direkt ndaj rajonit gjysmë autonom, nëse ai nuk i plotëson obligimet e veta ndaj shtetit.

Ky artikull kurrë nuk është aktivizuar në Spanjën demokratike.

Për këtë masë, do të votohet në Dhomën e Epërme të Parlamentit të Spanjës, më 27 të këtij muaji.

Lëvizja e kryeministrit, Mariano Rajoy, ka për qëllim që ta bllokoj lëvizjen për pavarësi në Katalonjë, pasi 43% e banorëve të këtij rajoni morën pjesë në referendumin e mbajtur më 1 tetor, me ç’rast 90% prej tyre kanë votuar për pavarësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button