YLLI POLAR I NACIONALIZIMIT DHE I PANOSLLAVIZIMIT ORTODOKS

Merxhan Jakupi

Merxhan Jakupi

Humbja spektakolare  në zgjedhjet e së dielës të VMRO dhe DPMN dhe liderit Nikolla Gruevskit për elektoratin, dhe simpatizuesit e tyre ishte shokuese dhe tronditëse. Para 6 muajve pas zgjedhjeve pata postuar  një kolumne nëpër portale me temë “Shqiptarëve të Maqedonisë u erdhën minutat  e fundit”. Sipas analistëve dhe studiuesve ishin parashikuar shumë skenare. Si opsione unë kisha parashikuar se në qoftë se tejkalohet kriza politike, subjektet politike shqiptare të afruara  rreth Zaevit, së bashku do të demostrojnë me gjithë forcat për ta mbrojtur, platformën e ashtuquajtur të Tiranës. Në fund Maqedonia do të dalë nga kriza.

Medalja do ti takojë Zoran Zaevit, merita  dhe kontributet do ti takojnë votuesve shqiptare që thyen akullin, morën guximin dezertuan dhe votat ia dhanë liderit karizmatik Zoran Zaevit, kurse mirënjohje dhe falenderime do ti takojnë liderëve dhe politikanëve të Shqipërisë që në mënyrë ultimative i mblodhën liderët tanë dhe i ulën së bashku në një tryezë. Ndoshta për një pjesë të Maqedonisë nuk u prit mirë dhe janë skeptikë, që një pjesë e elektoratit, herë e parë pas pluralizmit votuan për një subject politik maqedonas.

Por, po mos të dilnin, me siguri që dhe 4 vitet e ardhshme do të kishin të njëjtë lidera dhe politikanë, Nikolla Gruevskin dhe aleatin e tij Ali Ahmeti. Aktorët dhe protagonistët që ndryshuan status quo-në dhe ndryshimet që sollën në skenën politike, ishin votuesit shqiptarë, të frustruar dhe zhgënjyer nga liderët e tyre, në fund dezertuan dhe votuan për një subject maqedonas.

Ata në fund e shporrën nga faqja e dheut Nikolla Gruevskin, lider që të mbahet mend në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë pas Sllobodan Millosheviҫit. Ylli polar i nacionalizimit dhe panosllavizimit ortodoks Nikolla Gruevski dhe elita e tij e kishin kapur shtetin. Këto oligarkë të korruptuar dhe të inkriminuar, po të vazhdonin të mbanin pushtetin, Maqedonia mund të vinte deri në shpërbërje. Gruevski kishte në mënyrë indirekte përkrahje nga Moska. Ai ishte i gatshëm të bënte aleancë edhe me djallin, për të qëndruar në pushtet. Por më në fund maskat ranë. U zbulua paradoksi dhe pozicioni i tij, se në emër të patriotizmit, nacionalizimit dhe instrumentalizimit duke e detyruar popullin të dalë në rrugë, se po cënohet qenia e popullit maqedonas se shteti është në rrezik nga hegjemonizimi dhe albanizimi. Në fund nocioni, shteti unitary dhe maqedonacentralist dështoi. AND-ja nacionaliste e Gruevskit, urrejtja patologjike, albanofobia dhe neveria morën fund.

Luani  i egërsuar, me plagët e rënda në fund dha shpirt dhe u varros. VMRO  DPMN pas humbjes, rrëshqitjes në humnerë, ajo shumë kohë nuk do të rikthehet në pushtet. Tani ky subject politik i paralizuar dhe i përҫarë ka nevojë për metoda pragmatike, transparencë, reforma me kuadro të reja dhe të ndryshojë doktrinën dhe mentalitetin ndaj shqiptarëve. Mos të harrojmë, që mos hyrja në koalicion me VMRO dhe Gruevskin, BDI dhe lideri Ali Ahmeti,  pak kanë shlyer mëkatet dhe gabimet që kanë bërë në të kaluarën . Po të vazhdonin krerët e BDI dhe Ali Ahmeti, dhe këta 4 vitet në koalicion me aleatin e vjetër Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin do ta dënonte historia si Esat Pashë Toptanin.

‘Socialdemokratët mund të ndeshen në udhëkryqe’

Pas formimit  të qeverisë, gjatë tre muajve të parë, duke e parë në rrafshin politik ekonomik  dhe social, qeveria e re ka treguar rezultate të mira, falë elektoratit, votave dhe përkrahjen që i dhanë shqiptarët LSDM dhe liderit Zoran Zaev që triumfuan dhe erdhën në pushtet. A do ti mbajë premtimet? A do ti shpërblejë së paku dhe a do të derdhë buxhet dhe investime në zonat dhe komunat që kanë ndjeshmëri të lartë (shembull rasti i Haraҫinës), mbetet për tu pare! Në të ardhmen do të shohim se a do të veprojë me të njëjtën mënyrë dhe retorikë Zoran Zaev sikur paraardhësit  dhe liderët maqedonas! Prej shpalljes së pavarësisë nga Federata Jugosllave dhe fillimi i pluralizmit në Maqedoni, gjithë liderët dhe politikanët shqiptar, u konsumuan u shtrydhën si ҫamҫakëz dhe në fund u hodhën në plehra. Në të ardhmen, qeverinë e Zaevit e presin shumë sfida. Ai apeloi për përgjegjësinë e madhe pas fitores së zgjedhjeve locale nga gëzimi dhe entuziazmi i madh, se mesazhi dhe porosia e Zaevit ishte barazi, të drejta për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP