Doni të jeni më të veçantë se shokët në WhatsApp? Mësoni si të ndryshoni llojin e shkrimit

Të gjithë ne kemi WhatsApp në celularët tanë dhe pa dyshim është një nga rrjetet sociale më të përdorur për të komunikuar.

Ndonëse e përdorim çdo ditë, dimë shumë pak nga ajo ç’ka në të vërtetë WhatsApp-i është në gjendje të na ofrojë. Shpesh ka biseda ku duam të theksojmë diçka në mesazhin tonë dhe ne zgjedhim ta përsërisim fjalën më shumë se një herë ose përdorim gërmat kapitale. Por a e dini se ka një mënyrë më të bukur krijuar posaçërisht për këtë? E dëshironi shkrimin e pjerrët, bold, me një vizë në mes?

Është shumë e lehtë për ta bërë. Më poshtë po ju sjellim një mënyrë shumë të thjeshtë se si mund të ndryshoni shkrimin në bisedat e WhatsApp-it, transmeton Revistaclass.

Nëse dëshironi që shkrimi juaj të jetë i pjerrët: _tekst_

Nëse dëshironi që shkrimi juaj të jetë ‘bold’: * tekst *.

Nëse dëshironi që shkrimi juaj të jetë me vizë në mes: ~ tekst ~

Shhh, mos ua tregoni shokëve tuaj. Është një mënyrë shumë interesante, për t’ju bërë të ndiheni paksa më të veçantë në bisedat e grupit në WhatsApp, pse jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button