Si lindi dashuria dhe si i propozoi Ramush Haradinaj, Anita: Ja pse e zgjodha si burrin e jetës sime

Çifti i famshëm Ramush e Anita Haradinaj janë ndër modelet që të gjithë do të donin t’i ngjanin. Jo vetëm për dashurinë që kanë pasur e kanë për njëri-tjetrin, por sidomos për sakrificat e mëdha që u është dashur të kalojnë për të qenë gjithmonë bashkë e të fortë përballë dallgëve, që, për hir të së vërtetës, në rastin e tyre, nuk kanë qenë të pakta.

Por Anita Haradinaj, në asnjë rast nuk është treguar e dobët, përkundrazi, sa më shumë familja e tyre është goditur, aq më shumë ajo e ka gjetur forcën për të vazhduar. Me siguri, edhe nëse do të kthehej nga fillimi, do të bënte të njëjtën gjë.

E ftuar sonte në Top Magazine për të promovuar nismën “Dardani je vesh me Diell”, fushata e bamirësisë nga Albana Osmani për fëmijët e sëmurë në spitalin shtetëror të Kosovës UKKK (Reparti pediatrik i Hemato – Onkologjisë), Anita foli edhe për raportin me bashkëshortin Ramush Haradinaj, lidhjen e dashurisë dhe propozimin e tij.

E pyetur nëse Ramushi është një burë zakoni apo është kuller Prishtine, Anita tha: “Është i kombinuar shumë mirë. Është shumë burrëror dhe kjo ndoshta është arsyeja sepse unë e kam përzgjedhur që të jetoj me të.”

Por pranon se është edhe pak xheloz, një lloj xhelozie që kujtdo vajze do t’i pëlqente: “Po edhe pak xheloz… Unë si femër nuk do isha ndjerë mirë nëse burri nuk do ishte fare xheloz. Kjo xhelozia sensuale, e ndjeshme, të bën mirë, se më bën mua të ndihem shumë e bukur pastaj” – tha Arta me të qeshur.

Duke u kthyer pas në kohë, Anita nuk arrin ta kujtojë se si i ka propozuar Ramushi, por kujton mjaft mirë se sa natyrshëm ka ardhur lidhja e tyre, me gjithë frikën e familjes së saj, sidomos së ëmës për një person publik si Haradinaj: “Unë kisha filluar me dalë disa herë me raste me Ramushin, kur më ftonte. Në momentin që e mori vesh mami im, si mamatë, filloi të më bërtiste dhe duke më thënë që ai është fytyrë publike, ti je fytyrë publike, do shkruajnë gazetat. Pastaj, i thashë Ramushit: “Unë nuk mund të të takoj më ty. Kur më pyeti pse, i thashë sepse më ka bërtitur mami: “Po ç’rëndësi ka, ne ia themi mamit bashkë”, – ia ktheu ai, ndërsa Anita, që me sa duket, kjo përgjigje e bëri shumë të lumtur, tha: “Ah, po s’e kam menduar kaq seriozisht. Këtu ndryshon puna.”

Dhe pas kësaj, erdhi edhe darka familjare ku burrat kuvendonin, vendosnin për të ardhmen e çiftit, ndërsa Anita ishte spektatore. Një 22-vjeçare që, teksa dëgjonte edhe planet për martesë, mendonte: “Ok, hajde se po e provoj..”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button