Zaev fton Taravarin të qëndrojë ministër

Edhe pse Nevzat Bejta kryesonte në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, Arben Taravari vlerësohet që në rrethin e dytë mund të zgjidhet kryetar i Gostivarit.

Sipas Taravarit, Bejta në Gostivar është pjesë e krimit. Në deklaratën për media ai tha se shpreson në fitore në rrethin e dytë.

Deklarata e tij vjen pasi që Zoran Zaev në Gostivar kërkoi përkrahjen për kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta, ndërkaq nga Taravari kërkoi që të qëndrojë në fushën mjekësore dhe të kthehet në pozitën e ministrit të shëndetësisë.

Edhe në raste të tjera Zaev ka deklaruar se Taravari është kuadër i mirë dhe i nevojshëm në pushtetin qendror, mirëpo mjeku prap ishte i vendosur që nëse humb zgjedhjet lokale nuk do të kthehet në pozicionin e ministrit, por do të vazhdon punën si mjek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button