Kaos në Shkup, një djal akisdenton makinat e parkuara, një person lufton për jetë

Tre persona janë lënduar mbrëmë, nga të cilët njëri lufton për jetë si pasojë e aksidentit që ndodhi rreth mesnatës në udhëkryqin e rrugëve “Sava Kovaçeviq” 1 dhe 11.

Nga policia informojnë se 22 vjeçari B.J. nga fshati Sopishtë të Shkupit duke drejtuar makinën e tipit “Pezho” është aksidentuar me tre makina të parkuara, “Shkoda” të parkuar nga J.J.(30) nga Kratova, “Volksëagen Bora” parkuar nga J.N.(55) nga Stajkovci i Shkupit dhe “Fiat Doblo”, parkuar nga një i panjohur.

Me makinën e ndihmës së shpejtë, vozitësi i “Pezhosë”, është dërguar në qendrën shëndetësore “8 Shtatori”, kurse vozitësit e makinave të parkuara janë dërguar në “Shën Naum Ohridski”.

Ekipi mjekësor të J.J. konstatoi lëndime të rënda dhe i njëjti është në rrezik jete, me frakturë në brinjë. Te B.J. nga Sopishtja dhe J.N. nga Stajkovci janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe të njejtët janë leshur në kurim shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes ekipi policor po kryen ekspertizën për të zbardhur rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button