Makron: Lufta me SHI-në nuk ka përfunduar me mposhtjen e Rakës

Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se lufta kundër grupit Shteti Islamik (SHI) nuk ka përfunduar me dëbimin e xhihadistëve nga Raka dhe se Franca do të vazhdojë me përpjekjet ushtarake derisa të jetë e nevojshme.

“Lufta kundër SHI-së nuk ka përfunduar me mposhtjen e Rakës”, qëndron në deklaratën me shkrim të Makronit.

Sipas tij, sfidat për stabilitet dhe ripërtëritje nuk do të jenë më të vogla se ato gjatë fushatës ushtarake.

Presidenti francez kërkoi edhe kthimin e të zhvendosurve dhe refugjatëve, si dhe kthimin e kushteve normale për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button