Zaev: Pas zgjedhjeve lokale, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në qeveri

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot pasdite në një takim elektoral në Çair, tha se deri tani nuk janë ulur në tryezë për mundësinë e ndryshimeve në qeverinë e kryesuar nga ai, por nuk përjashtoi ndryshimet pas zgjedhjeve lokale duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe me PDSH-në e Thaçit.

“Thash edhe më herët, të gjitha variantet janë të hapura. Gjithsesi ne kemi qeveri stabile, ndërsa shumica pres të rritet. Njëra ndër alternativat është edhe PDSH të jetë pjesë përbërëse e qeverisë. Është me rëndësi që programi të pranohet, nëse qëndrojnë pas projekteve të cilat i kemi premtuar para qytetarëve, së bashku t’i realizojmë. Deri tani nuk jemi ulur në tryezë të bëjmë kombinime për qeveri të re, ndryshime të qeverisë apo të ngjashme. Gjithsesi, zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, komunat janë shumë të rëndësishme dhe nuk do të jetë çudi ajo nëse shkakton ndryshime të caktuara, por nuk do të jetë çudi nëse mbesin pozitat e njëjta. Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë miqësi me të gjithë. Shpresojmë se kapaciteti dhe numri në Parlament do të rritet, por shpresoj dhe se opozita e ardhshme do të jetë edhe më konstruktive, drejtpërdrejt e përfshirë në të gjitha proceset në Maqedoni, sepse opozitë e fuqishme do të thotë pushte i fuqishëm, ndërsa opozitë e dobët do të thotë pushtet pa kontroll”- deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button